David Silva është futbollisti që ka asistuar më shumë bashkëlojtarët e tij për gol në Ligën Premier që nga sezoni 2012/13.
Për të shënuar një gol, sigurisht që nevojitet edhe një asistim nga bashkëlojtari juaj dhe këtë më së miri e ka dëshmuar mesfushori kreativ i Manchester Cityt, Silva.
Mesfushori spanjoll ka arritur të shërbej bashkëlojtarët e tij hiç më pak se 39 herë në Ligën Premier nga sezoni 2012/13, duke lënë pas vete emra tjerë të mëdhenj të futbollit botëror, transmeton Telegrafi.
Pas Silvas, në vendin e dytë e sheh vetën mesfushori gjerman i Arsenalit, Mesut Ozil, i cili ka bërë 37 asistime për shokët e tij.
Vendi i tretë dhe katërt ndahet nga ylli spanjoll i Arsenalit, Santi Cazorla dhe kapiteni i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, që kanë bërë nga 35 asistime.
Në vendin e pestë renditet ylli i Chelseat, belgu Eden Hazard, që ka bërë plot 33 asistime për bashkëlojtarët e tij. /Telegrafi/