Telegrafi

Futbollistët e Unitedit vijnë me një gjest shembullor në përkrahje të Ibrahimovicit e Rojos (Foto)

Futbollistët e Manchester Unitedit kanë bërë një gjest të mirë për bashkëlojtarët e tyre.

Zlatan Ibrahimovic dhe Marcos Rojo u lënduan në ndeshjen kthyese të Ligës së Evropës ndaj Anderlechtit të fituar 2-1 pas vazhdimeve.

Lexo po ashtu Mbi 30 tifozë të Unitedit gjejnë vdekjen (Foto)

Këto lëndime rezultuan të jenë serioze për sulmuesin suedez dhe mbrojtësin argjentinas që kanë humbur këtë sezon.

Megjithatë, bashkëlojtarët e tyre kanë dalë në përkrahje morale të tyre, duke treguan dashurinë dhe respektin për ta, përcjell Telegrafi.

Pogba dhe Fellaini në përkrahje të shokëve të tyre

Futbollistët e “Djajve të Kuq” kanë veshur nga një fanellë me emrat e shokëve të lënduar gjatë nxehjes së tyre para ndeshjes me Burnleyn në kuadër të Ligës Premier. /Telegrafi/

Futbollistët e Unitedit gjatë nxehjes