Futbollistët e Manchester Unitedit kanë bërë një gjest të mirë për bashkëlojtarët e tyre.
Zlatan Ibrahimovic dhe Marcos Rojo u lënduan në ndeshjen kthyese të Ligës së Evropës ndaj Anderlechtit të fituar 2-1 pas vazhdimeve.
Këto lëndime rezultuan të jenë serioze për sulmuesin suedez dhe mbrojtësin argjentinas që kanë humbur këtë sezon.
Megjithatë, bashkëlojtarët e tyre kanë dalë në përkrahje morale të tyre, duke treguan dashurinë dhe respektin për ta, përcjell Telegrafi.
Futbollistët e “Djajve të Kuq” kanë veshur nga një fanellë me emrat e shokëve të lënduar gjatë nxehjes së tyre para ndeshjes me Burnleyn në kuadër të Ligës Premier. /Telegrafi/