Telegrafi

Futbollistët e Shqipërisë vallëzojnë një ditë para ndeshjes

Atmosfera pozitive te Përfaqësuesja e Shqipërisë është në maksimum.

Trajneri Sylvinjo përveç rezultateve të mira, ka krijuar një grup të bashkuar dhe kjo mund të vërehet shumë lehtë.

Skenat e sotme para stërvitjes së fundit në “Air Albania” në prag të miqësores ndaj Bullgarisë e tregojnë gjithçka më qartësisht, ndërsa futbollistët kishin mbërritur në stadium për të zhvilluar seancën e fundit stërvitore, aty ka shpërthyer muzika dhe festa.

Vetë futbollistë kanë publikuar në rrjete sociale pamjet teksa kërcejnë nën ritmet e muzikës popullore, duke u argëtuar para se të zbrisnin në fushë për t’u vënë përsëri nën urdhrat e Sylvinjos. /panoramasport/