Site icon Telegrafi

Futbollistët e Prishtinës tregojnë anën humane dhe profesionale, vizitojnë Valmir Veliun në spital

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Futbollisti i Llapit, Valmir Veliu, pësoi një lëndim dhe tronditje gjatë ndeshjes ndërmjet Prishtinës dhe Llapit që u zhvillua të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lojtari anësor u përplas me Diar Miftaraj dhe për disa minuta e humbi vetëdijen, saqë u përhap frikë në stadium për më të keqen.

Lexo po ashtu Valmir Veliu pëson lëndim serioz në përplasje me Diar Miftarajn

Menjëherë ndërhyri stafi mjekësor dhe ai u transportuar me autoambulancë në emergjencë, teksa më pas u bë e ditur se gjendja e tij shëndetësor e ishte e qëndrueshme.

(Foto: InstaStory/meriton_korenica)

Disa futbollistë të Prishtinës e kanë treguar anën e tyre humane dhe profesionale duke e vizituar lojtarin e ekipit kundërshtar në spital.

Në një fotografi që është shpërndarë në rrjetet sociale, shihen Armend Dallku, Diar Miftaraj, Donat Hasanaj, Arbër Hoxha dhe Meriton Korenica, teksa qëndrojnë pranë krevatit të Veliut, të cilit i kanë uruar shërim të shpejtë. /Telegrafi/

Exit mobile version