Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, thotë se nuk është një lojtar i ngadalshëm.
Futbollisti shqiptar ka pranuar se do ta ketë të vështirë që të përshtatet me dinamikën e futbollit anglez, por beson se do t’ia arrijë qëllimit.
“Çfarë nënkupton i ngadalshëm? Po, e di se nuk jam më i shpejti në botë me këmbët e mia”.
“Mirëpo, gjithashtu besoj se kam qenë shumë i shpejtë në kokë”.
“Sido që të jetë, asnjëherë nuk kam menduar: ‘Tash loja më duket shumë e shpejtë’”, ka sqaruar Xhaka për Berner Oberlander. /Telegrafi/