Site icon Telegrafi

Fustani i nusërisë së Nicola Peltz i krijuar nga Valentino Couture cilësohet si ‘një vepër arti’

Më 9 prill, Nicola Peltz u martua me Brooklyn Beckham në shtëpinë e saj familjare në Palm Beach e veshur me Valentino Haute Couture – dhe stilistja e Peltz, Leslie Fremar, thotë se fustani i martesës tradicional me një kthesë moderne është fustani më i bukur që ajo ka parë ndonjëherë.

Stilistja Hollywood-iane njeh një fustan të mirë kur e sheh një të tillë, madje edhe Peltz është e mahnitur nga ky koment. “Duke ardhur nga Leslie, kjo është e pabesueshme”, tha nusja për Vogue, disa ditë përpara dasmës.

Fustani i personalizuar i dasmës së Peltz është kulmi i bisedave të një viti me ekipin e drejtorit krijues të Valentino, Pierpaolo Piccioli, dy udhëtime në selinë e Romës dhe dy prova në SHBA.

Rrobaqepësit madje udhëtuan në Miami për t’u siguruar që çdo detaj të ishte siç duhet në ditën e madhe. “Ishte eksperienca më e mirë e modës”, thotë Fremar për elementet e përzgjedhjes së qershive nga skica, pëlhura dhe qëndisje të ndryshme për të krijuar fustanin e ëndrrave të Nicolas.

Lexo po ashtu Brooklyn Beckham martohet në një dasmë luksoze me tradita hebraike e cila kushtoi 3.5 milionë euro

Ajo që nisi si një pamje shumë e ndërlikuar e nusërisë ndryshoi sapo nusja provoi fustanin. “Thjeshtësia e saj ishte madhështore. Nuk na duhej të detajonim shumë fustanin për të arritur madhësinë e tij, kështu që përfunduam duke eliminuar qëndisjet”, kujton Leslie.

Në vend të kësaj, ata shtuan dantella franceze në doreza të punuar me dorë dhe një vello të hollë që ishte mbi fustan dhe e dekoron atë si “një vepër arti”. Fremar thotë se efekti i përgjithshëm është “i pabesueshëm”. Nga ana e Peltz, ajo nuk është ndjerë kurrë më e veçantë.

Flokët dhe grimi i Nicolas, ndërkohë, ishin frymëzuar nga Claudia Schiffer në vitet ’90-një vendim që ajo mori me skuadrën e saj, Kate Lee dhe Adir Abergel, prej një kohe të gjatë, pas provave në apartamentin e Peltz në Los Angeles ku vendosi një bluzë mbi kokë për të imituar vellon e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version