Kreacioni i Valdrin Sahitit, të cilin e ka veshur Albërie Hadërgjonaj në Kënga Magjike, ka nxitur polemika në rrjetet sociale kinse është i kopjuar.
“Unë s’kam thënë kurrë që marr vesh nga moda dhe s’kam folur kurrë për të. Por, nga fustanet e nuseve marr vesh çik më shumë se këta rrobaqepësit e Kosovës që e mbajnë veten për stilistë dhe kopjojnë pike e presje. Djathtas është fustani origjinal, Atelier Pronovias 2016”, kishte shkruar Iva Tiço duke publikuar fotografinë e mëposhtme.
Menjëherë ka ardhur reagimi i këngëtares, e cila ka treguar se të njëjtin kreacion e kishte veshur në vitin 2011, Leonora Jakupi.
“Leonora Jakupi në 2011, unë në Këngën Magjike mbrëmë nga Valdrin Sahiti. Iva Tiço thotë se kemi kopjuar, por unë ju them me bindje që kur e ka bërë Valdrini këtë pelerinë, stilistët kanë qenë në gjumë. Respekte për punën unike i dashur Valdrin. Nuk dua të fyej askënd vetëm shikoni koleksionet e tij ndër vite”, ka sqaruar Albëria.
Porse Tiço nuk është ndalur këtu. Ka publikuar një tjetër fotografi, duke thënë se edhe kreacioni i vitit 2011 ka qenë i kopjuar.
“Ja ku e keni ‘Pronovias 2011’, pelerinën njëri, dekoltenë tjetri. Ka dhe shumë e shumë të tjerë…”, ka shkruar ajo.