Telegrafi

Me fustane dhe makijazh, meshkujt në Big Brother VIP vishen si femra

Foto: Top Channel

Në Big Brother VIP përveç debateve, banorët shpesh krijojnë edhe situata të ndryshme qesharake.

Të shtunën, meshkujt e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë vendosur që të vishen dhe trukohen si femra, duke bërë kështu për të qeshur femrat e shtëpisë dhe telespektatorët që i ndjekin.

Kjo lojë ka ardhur në sajë të faktit se banorët kanë bërë një muaj që janë në shtëpi dhe kanë vendosur ta festojnë me të qeshura dhe lojëra të ndryshme.

Foto: Top Channel

Femrat e shtëpisë kanë qenë ato të cilat iu kanë ndihmuar djemve që të bëjnë makijazhin, për të arritur dukjen e tyre si femra.

Lexo po ashtu Pyetet se çfarë do të bënte me paratë nëse do fitonte BBV, Arjola Demiri: Do blija një shtëpi për veten dhe fëmijët e mi

Kjo lojë ka bërë për të qeshur edhe fansat në rrjetet sociale, të cilët kanë komentuar me të qeshura për situatën e krijuar.

Ndërkohë, të nominuarit e kësaj jave mbeten: Graniti, Monika, Ilir dhe Sarah, njëri prej të cilëve do të lërë shtëpinë të martën.

Ndërkohë, banori i fundit që u eliminua të premten ishte këngëtari Ardit Çuni. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.