Site icon Telegrafi

Fustan i thjeshtë dhe fare pak grim: Kur u shfaq Shakira, të gjitha ranë në plan të dytë

Sapo u shfaq, ajo rrëmbeu gjithë vëmendjen!

Në premierën e filmit “Elvis” në tapetin e kuq kaluan shumë zonja të njohura nga bota e kinemasë dhe e modës, e nuk mungoi luksi as këtë mbrëmje.

Megjithatë, një dozë magjepsjeje dhe elegance të lartë ka sjellë Shakira, transmeton Telegrafi.

Këngëtarja i vuri në pah format e trupit e saj me një fustan të zi të ngushtë që ndjek vijën trupore.

Fustan i thjeshtë, por dominues!

Veshjen e shtrenjtë e ka plotësuar me bizhuteritë e shtrenjta “Chopard” dhe kjo bukuroshe 45-vjeçare ka qenë një divë e vërtetë e mbrëmjes.

Dekolteja “në formë zemre” dhe e çara në anë, si dhe dorezat transparente e rritën në maksimum seksipilitetin e saj, ndërsa flokët e gjatë me tallaze dhe grimi i reduktuar ishin zgjedhja e duhur në fushën e bukurisë.

/Telegrafi/

Exit mobile version