Site icon Telegrafi

Fushatat televizive të Maqedonisë në CNN dhe BBC janë ndërprerë

Me vendin të Qeverisë së Maqedonisë, janë ndërprerë fushatat e Maqedonisë në televizionet e njohura ndërkombëtarisht CNN dhe BBC, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo është bërë e ditur nga Kryeministri Zoran Zaev, i cili ka sqaruar se në 15 ditët e fundit, janë shfuqizuar marrëveshjet me këto kompani mediale dhe me disa këshillëtarë të tjerë.

Me këtë rast, vetëm në këto 15 ditë janë kursyer 10 milionë euro. Marrëveshjet e shfuqizuara ishin nënshkruar në qeverisjen e kaluar të OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Exit mobile version