Telegrafi

Fury zotohet se do të luftojë me Joshuan dhe “do t’i jep botës luftën më të madhe në 500 vite”

Tyson Fury ka pranuar luftën ndaj Anthony Joshuas pasi ky i fundi fitoi ndaj Wladimir Klitschkos.

Joshua i dha fund legjendës ukrainase në rundin e 11-të dhe menjëherë i bëri thirrje Furyt për një meç.

Lexo po ashtu Pesë kundërshtarët e mundshëm të Joshuas pasi fitoi ndaj Klitschkos (Video)

“Fury, ku je? E di që ai ka kohë që flet, dua t’i jap mundësinë 90 mijë njerëzve të na shikojnë neve”, ka thënë Joshua pas fitores ndaj Klitschkos.

Por, nuk ka vonuar edhe përgjigjja e Furyt: “Eja të vallojmë”.

“Sfida pranohet. Ne do t’i japim botës luftën më të madhe në 500 vite. Do të ndeshem me ty. Je ëndrra e boksierëve”, shkroi Fury në Twitter.

Lexo po ashtu Klitschko flet pas humbjes ndaj Joshuas për USB-në e famshme, tregon sa a do guxojë blerësi t’i publikojë pamjet (Video)

Vlen të theksohet se Joshua është i pamposhtur në 19 luftëra, të gjitha i ka përfunduar me nokaut. Edhe 28-vjeçari Fury është i pamposhtur ku nga 25 meçe, 18 i ka përfunduar para kohe.

Vlen të theksohet se lufta e fundit e Furyt ishte ndaj Klitschkos të cilën e fitoi. /Telegrafi/