Tyson Fury ka pranuar luftën ndaj Anthony Joshuas pasi ky i fundi fitoi ndaj Wladimir Klitschkos.
Joshua i dha fund legjendës ukrainase në rundin e 11-të dhe menjëherë i bëri thirrje Furyt për një meç.
“Fury, ku je? E di që ai ka kohë që flet, dua t’i jap mundësinë 90 mijë njerëzve të na shikojnë neve”, ka thënë Joshua pas fitores ndaj Klitschkos.
Por, nuk ka vonuar edhe përgjigjja e Furyt: “Eja të vallojmë”.
“Sfida pranohet. Ne do t’i japim botës luftën më të madhe në 500 vite. Do të ndeshem me ty. Je ëndrra e boksierëve”, shkroi Fury në Twitter.
Vlen të theksohet se Joshua është i pamposhtur në 19 luftëra, të gjitha i ka përfunduar me nokaut. Edhe 28-vjeçari Fury është i pamposhtur ku nga 25 meçe, 18 i ka përfunduar para kohe.
Vlen të theksohet se lufta e fundit e Furyt ishte ndaj Klitschkos të cilën e fitoi. /Telegrafi/