Telegrafi

Fury vs Schwarz: Orari dhe çdo gjë tjetër që duhet të dini rreth këtij dueli

Tyson Fury dhe Tom Schwarz do të ndeshen mes vete në orët e para të së dielës.  

Boksieri britanik do të debutojë në Las Vegas në arenën MGM Grand Garden në orët e para të ditës së diele dhe kjo përballje pritet me entuziazëm të madh nga dashamirët e boksit.

Më poshtë Telegrafi ua sjell të gjitha të dhënat e nevojshme për këtë duel.

Fury dhe Schwarz pas matjeve zyrtare (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Çfarë ndeshje është kjo?

Fury do të luftojë për të mbrojtur titullin linear të peshave të rënda ndaj të pamposhturit Tom Schwarz, në luftën e parë që nga tërbimi i tij për ndarjen kontroverse të drejtësisë me Deontay Wilder dhjetorin e kaluar. Ky shënon një hap të madh edhe për Schwarz, një kundërshtar i përkohshëm për Furyn përpara një rimeçi kundër Wilderit.

Kur do të zhvillohet ndeshja?

E shtunë, 15 qershor me orarin e SHBA-ve. Por, për shikuesit nga Evropa dhe në veçanti nga trojet shqiptare, dueli zhvillohet në orët e hershme të mëngjesit të së dielës.

Ku zhvillohet?

Dueli në mes të Furyt dhe Schwarzit do të zhvillohet në Grand MGM në Las Vegas.

Cila është koha që pritet të fillojë përballja?

Ngjarja kryesore e boksit pritet të fillojë në orën 4 të mëngjesit të së dielën me kohën tonë lokale.

Tom Schwarz (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Kush është Tom Schwarz?

Schwarz është një luftëtar i pamposhtur gjerman, 24 vjeç, i cili ka ndërtuar një rekord të frikshëm në peshat e rënda.

Lexo po ashtu Rrëfimi i Furyt për periudhën më të vështirë në jetën e tij: I lutesha Zotit të ma merrte shpirtin

Cilat janë rekordet e dy boksierëve?

Fury 27 fitore, 0 humbje, 1 barazim 

Schwarz  24 fitore, 0 humbje, 0 barazime 

Tyson Fury (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Kuotat e basteve?

Fitorja e Furyt kuotohet me 1.04

Barazimi kuotohet me 33

Fitorja e Schëarz kutohet me 14

Parashikimi?

Fury shihet si favorit për ta fituar përballjen. Përvoja dhe shfaqjet e tij mund të bëjnë një kombinim të frikshëm.
Megjithatë, Schwarz pritet të jetë një kundërshtar i vështirë dhe është në gjendje ta qojë ndeshjen në disa raunde.
Fury pritet të përfundojë ndeshjen përpara se të vijnë raundet e fundit.

/Telegrafi/