Tyson Fury ka treguar se për pak sa nuk e theu nyjën e këmbës në raundin e tretë të meçit kundër Deontay Wilder.
Një prej dueleve më të mëdha të viteve të fundit në kategorinë e peshave të rënda, britaniku realizoi një triumfon sensacional në raundin e 11-të në përballjen e Las Vegasit.
Ai fillimisht e kishte rrëzuar rivalin e tij në raundin e tretë dhe më pas, në raundin e katërt, u desh të çohej dy herë pasi Wilder e kishte rrëzuar.
“Kur e godita nga poshtë në rrëzimin e parë (në raundin e tretë), për pak sa nuk e theva nyjën. Shkelë në nyjë, nyja mu lëndua”.
“Ai do të kishte përfunduar, ishte vetëm çështje kohe se kur do të ndodhte. Ai u rrëzua i pari dhe pastaj u rrëzua i fundit dhe kjo ishte e gjitha që u shkrua”.
“Shkova t’i them se ka boksuar mirë, ndërsa ai nuk deshi ta pranonte, ai është një humbës i keq… Është zemra e vërtetë e një frikacaku, kur nuk ia zgjat dorën më të mirit. Jo një herë, por tri herë e kam mposhtur”, ka deklaruar Fury për IFL TV. /Telegrafi/