Telegrafi

Fury për Joshuan dhe Wilderin: Jam gatshëm kurdo që ata janë gati

(Foto: Getty Images)

Pas triumfit ndaj Sefer Seferit, Tyson Fury nuk ka mundur të mos flasë për kampionët e botës në kategorinë e peshave të rënda, Anthony Joshua dhe Deontay Wilder.

Britaniku 28-vjeçar i posedon rripat e rëndësishëm WBA, WBO dhe IBF, ndërsa amerikan 32-vjeçar është kampion në kategorinë WBC.

Anthony Joshua dhe Deontay Wilder (Foto: Getty Images)

Prandaj për t’u rikthyer atje ku ishte në vitin 2015, si kampion i unifikuar apo të shkojë edhe më larg, të shpallet kampion i padiskutueshëm, Fury duhet t’i sfidojë dy kampionët e përmendur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Tyson Fury

Që të arrijë deri në atë nivel, 29-vjeçari duhet t’i regjistrojë afro katër fitore, ndërsa tashmë e ka arritur një të tillë.

Pas meçit ndaj Seferit, gazetarët e kanë pyetur se kur do të përballet me Joshuan apo Wilderin.

(Foto: Getty Images)

“Shumë shpejt, aq sa Frank (Warren) ta sigurojë meçin, unë do të jem atje. Porsa ata të jenë gati, unë do të jem atje”.

“Dua të vazhdoj të jem i angazhuar (me duele), karriera ime ka stagnuar, prandaj tash dua të jem aktiv”, është shprehur Fury.

Në fund të duelit ndaj boksierit shqiptar, ai ka premtuar se deri në fund të vitit do ta fitojë një titull të botës. /Telegrafi/