Aty ku është spektakli është Tyson Fury, britaniku thotë se do të jetë i pranishëm në T-Mobile Arena në Las Vegas, për të shikuar përballjen mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor.
Rusi shikohet favorit nga kompanitë e basteve dhe ekspertët e artëve të përziera marciale, por kështu nuk mendon dhe Fury,
Ai beson se irlandezi 30 vjeçar do të fitojë meçin më të madh në histori të UFC-së dhe atë me nokaut.
“Unë do të shkojë në atë përballje, do jem në Vegads”, ka thënë Fury fillimisht duke e konfirmuar se do të shikojë nga afër këtë takim historik në kuadër të UFC 229.
Kur u pyet për parashikimin, ai tha: “McGregor, me nokaut”.
Vlen të theksohet se Nurmagomedov nga 26 takime në karrierën e tij nuk ka asnjë humbje, kurse McGregor ka humbur tre herë.
Nuk duhet harruar se Fury do të ndeshet me Deontay Wilder me 1 dhjetor për titullin e WBC në pesha të rënda. /Telegrafi/