Telegrafi

Fury mund të garojë për titullin WBO, nëse i merret Ruizit për shkak të rimeçit me Joshuan

Tyson Fury (Foto: Alex Burstow/Getty Images/Guliver)

Tyson Fury thotë se dueli ndaj Tom Schwarz mund të jetë edhe një meç për titullin ëBO.

Britaniku do të ndeshet me boksierin gjerman në MGM Grand në Las Vegas të shtunën mbrëma, në vazhdën e dueleve për rikthimin e tij në maje të boksit.

Tyson Fury (Foto: Alex Burstow/Getty Images/Guliver)

Anthony Joshua i humbi titujt WBO, WBA dhe IBF, kur u mposht në mënyrë befasuese nga Andy Ruiz Jr në Madison Square Garden të New Yorkut, që do të thotë se boksieri meksikano-amerikan u shpall kampion bote në kategorinë e peshave të rënda në divizionet e përmendura.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tyson Fury

Derisa po bisedohet për një rimeç ndërmjet Joshuas dhe Ruizit, ky i fundit mund ta humbë titullin ëBO, pasi nuk duelon ndaj një sfiduesi të detyrueshëm. Megjithatë, gjasat janë që ‘World Boxing Organization’ ta marrë një vendim të tillë para fundjavës, janë minimale.

“Po dëgjoj se (titulli WBO) mund të jetë në garë të shtunën mbrëma. është informacion i brendshëm, prandaj ndoshta nuk është dashur ta them. Por, sidoqoftë, pasi e kam thënë, ndoshta do të jetë dueli për titull”, ka thënë Fury për Press Association. /Telegrafi/