Telegrafi

Fury: Me Joshuan përballem prillin tjetër, Hearn ka rezervuar Wembleyn

BOLTON, ENGLAND - NOVEMBER 30: Tyson Fury speaks at a press conference at the Macron Stadium on November 30, 2015 in Bolton, England. (Photo by Chris Brunskill/Getty Images)

Boksieri britanik, Tyson Fury, ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’u përballur me Anthony Joshuan, por beson se këtë nuk e dëshiron ekipi i këtij të fundit.

Fury thotë se Joshua frikësohet nga një përballje me të dhe për këtë arsye ai dëshiron së pari të ndeshet me dikë tjetër.

Lexo po ashtu Eddie Hearn tregon kundërshtarët potencial të Anthony Joshuas

Për Daily Telegraph, Fury percizon se tashmë promoteri Eddie Hearn ka rezervur Wembleyn për prillin e ardhshëm.

“Eddie Hearn ka rezervuar Wembleyn për prillin e ardhshëm”.

“Nuk ka një stadium tjetër ku duhet të mbahet kjo luftë. Unë do të përballesha me të në tetor, por besoj se Klitschko do ta marrë rimeçin”.

“Besoj se ata nuk duan që të më luftojnë ende. Joshua ka vuajtur me Klitschkon. Dhe unë Klitschkon e dërgova në shkollë, kam luajtur me të dhe i kam vnë duart prapa shpinës. Ata nuk janë gati për mua”, u shpreh Fury.

Aktualisht janë disa boksierë të cilët duan të luftojnë ndaj Anthony Joshuas i cili aktualisht ka të gjithë brezët e kategorisë së rëndë të boksit botëror. /Telegrafi/