Site icon Telegrafi

Fury tallet me kampionin e peshave të rënda: Ruiz Jr do ta rrihja me vetëm njërën dorë

Tyson Fury ka tallur me egërsi Andy Ruiz Jr, duke pretenduar se do ta rrihte me vetëm një dorë kampionin botëror të peshave të rënda.

Kampioni linear i peshave të rënda, Fury do të rikthehet në veprim më 14 shtator kur të ndeshet me Otto Wallin përpara se të përballet me Deontay Wilder në një revansh vitin e ardhshëm.

Dhe përpara se të ndeshet me suedezin e pamposhtur, ai ka për qëllim një ndeshje të madhe ndaj rivalit Ruiz Jr.

Lexo po ashtu Para rimeçit me Wilderin, Fury do të përballet me Wallin

I vetë-emëruari ‘Gypsy King’ beson se mund të mposhtë kampionin e unifikuar të peshave të rënda me letësi.

Sipas tij, kjo fitore ndaj Ruiz Jr do të vinte vetëm me njërën dorë.

“Dëgjo, ne kurrë nuk dimë se çfarë do të ndodhë në jetë dhe kurrë nuk mund të them jo për asgjë”, ka thënë fillimisht Fury për TMZ.

Lexo po ashtu Joshua thumbon Ruiz Jr para revanshit: Më mposhti me një goditje me fat

“Por një gjë që do të them është, unë do t’i lejoj fansat të vendosin, cilën dorë të vendos pas shpinës dhe ta rrah Ruizin me dorën tjetër – sepse më duhet vetëm një dorë për të”, përfundoi britaniku.

Ndryshe, edhe Anthony Joshua, i cili u mposht nga Ruiz Jr, deklaroi para disa ditës se fitorja e meksikano-amerikanit ishte me fat dhe erdhi nga vetëm një goditje. /Telegrafi/

Exit mobile version