Site icon Telegrafi

Fury e vlerëson Whyten, por ngrit lartë edhe veten – ‘Gipsy King’ flet edhe për pensionimin

Tyson Fury ka folur pa emocione pas fitores së tij ndaj Dillian Ëhyte, ku triumfoi me nokaut dhe mbrojti titullin kampion bote në peshat e renda në kategorinë WBC.

“Gipsy King’ ka mbrojtur titullin kampion në kategorinë WBC në peshat e rënda, pasi ka mposhtur me nokaut në raundin e gjashtë kundërshtarin e tij, Dillian Whyte.

Pas kësaj fitore, në stadiumin legjendar ‘Wembley’, Fury e vlerësoi lartë kundërshtarin e tij, Whyte, teksa thuri elozhe për veten dhe foli për pensionimin.

Lexo po ashtu Tyson Fury nokauton Whyten dhe mbron titullin kampion në WBC

“Dillian Whyte është një luftëtar dhe besoj se do të jetë kampion bote”, ka thënë fillimisht Fury.

“Ai është i fortë si një dem dhe ka zemrën e një luani, por sonte ai u takua me një të madh në sport, një nga peshat më të rënda të të gjitha kohërave”.

“Unë mendoj se edhe Lennox Lewis do të ishte krenar për atë uppercut”.

“Jam një njeri i fjalës. Kjo mund të jetë përballja e fundit për ‘The Gypsy King’ dhe çfarë mënyrë për tu pensionuar!”, përfundoi britaniku. /Telegrafi/

Exit mobile version