Telegrafi

Fury e paralajmëron Ronaldon: Mosha i arrin të gjithë, pavarësisht sa je kujdesur për veten

(Foto: Getty Images)

Tyson Fury e ka paralajmëruar Cristiano Ronaldon se mosha i arrin të gjithë.

Superylli portugez nuk po i kalon çastet më të mira të karrierës së tij, pasi e ndërpreu kontratën me Manchester Cityn dhe tashmë problemet po e përcjellin edhe te ekipi i Portugalisë në Kampionatin Botëror.

37-vjeçari kryesoi sërish titujt e mediave sportive, pasi u la në bankën rezervë në ndeshjen kundër Zvicrës dhe madje u raportua se kishte kërcënuar me largim nga ‘Katar 2022’.

Pas fitores prej 6-1, shumëkush beson se Portugalia po luan më mirë kur nuk e ka CR7 në skuadër.

(Foto: Getty Images)

Kampioni i boksit, Tyson Fury, një tifoz i Manchester Unitedit, e ka paralajmëruar Ronaldon se kohës së tij në maje të futbollit po i vjen fundi.

“Atëherë (kur e mposhta Klitschkon) ishte Everesti. Unë isha jofavoriti, njerëzit mendonin se do të më ndante në copa dhe ai ishte kampion i unifikuar për rreth 11 vite, dhe në një pikë mendohej se ishte i pamposhtur, por unë shkova në Gjermani dhe e mposhta”.

“Në këtë lojë, nuk ka të bëjë vetëm me atë se sa i mirë është dikush në raport me dikë tjetër, por shumëçka ka të bëjë me gjërat e natyrës, si mosha, ndërsa në moshën 38 vjeçare je në rënie, pavarësisht nëse dëshiron ta pranosh ose jo”.

(Foto: Getty Images)

“Nëse e shikoni Cristiano Ronaldon, ai është 37 vjeçar, i ka pasur mjekët më të mirë, fizioterapistët më të mirë, ka jetuar si një vezë në tortën e Mr Kipling. Por, madje edhe Ronaldo, tashmë është në rrëshqitje. Pra, madje edhe dikush që është kujdesur për veten në atë mënyrë, kohë të vjen…”.

“Kështu që imagjinojeni një boksier që është goditur në copa për 20 vite. Faktori moshë nuk do ta presë askënd, pavarësisht si ka jetuar”.

“Nuk ka rëndësi, nëse nuk e ke pirë asnjë gotë (alkool) në jetë, nëse nuk ke vrapuar në sipërfaqe të forta, nuk ka rëndësi kush je, mosha do të të arrijë në fund”, ka thënë Fury për TalkSport. /Telegrafi/