Tyson Fury beson se vetëm ai dhe Deontay Wilder mund të konsiderohen boksierë të nivelit të lartë në kategorinë e peshave të rënda.
Anthony Joshua është konsideruar më lartë në listën e tre më të mirëve, mirëpo humbja e befasishme nga Andy Ruiz Jr. ia ka zbehur paksa vlerat tashmë ish-kampionit të unifikuar botëror.
Fury fitoi ndaj Tom Schwarzit këtë fundjavë në rrugëtimin e tij për t’u rikthyer në majat e boksit, ndërsa vetëm ai dhe kampioni i WBC-së, Deontay Wilder, mbesin boksierët e pamposhtur në kategorinë e rëndë.
“(Rimeçi ndaj) Deontay Wilder po vjen. Ky duel do të ndodhë. Dikur ishin tre ‘kuaj’ në kategorinë e peshave të rënda. Pastaj mbetën dy”, ka thënë Fury duke iu referuar humbjes së Joshuas.
Ndryshe, në muajt e parë të vitit të ardhshëm pritet rimeçi ndërmjet Furyt dhe Wilderit, pas barazimit kundërthënës në dhjetor të vitit 2018. /Telegrafi/