Rreth 230 vetura janë shkatërruar dhe 200 milionë $ janë shpenzuar për t’u bërë filmi të cilin të gjithë duan ta shohin.
Ende pa u bërë një javë që nga fillimi i shfaqjes së pjesës së shtatë të franshizës “Fast & Furious”, filmi tanimë kryeson vitin me më së shumti fitime dhe atë vetëm në Amerikë, transmeton Koha.net.
“Furious 7” ka mbledhur 143.6 milionë $ në Boxoffice amerikan që në fundjavën e parë të shfaqjes ndërsa në pesë ditë ka arritur të fitojë 174.5 milionë $ e të kalojë filmat si “Cinderella” që ka bërë 170.8 milionë dhe “Fifty Shades of Grey” me 165.5 milionë $ deri tani.
Edhe në pjesën tjetër të botës “Furious 7” po kryeson vrullshëm e ndërsa deri tani ka fituar gati gjysmë miliardë dollarë, në ditët e javën në vazhdim pritet që ky numër të rritet shumë më shumë.