Telegrafi

“Fuqia Latine” e Barcelonës: Messi, Suarez, Vidal, Coutinho, Malcom …

Barcelona ka një përfaqësim të fortë të Amerikës Latine për sezonin 2018/19, kjo  pasi një këtë afat kalimtar të transferimeve i ka shtuar yjet latin në Camp Nou.

Nënshkrimi i fundit, ai i Arturo Vidal, ka bërë që numri në skuadrën e Ernesto Valverde të shkojë në tetë, megjithëse Yerry Mina pritet të largohet dhe numri i latinëve mund të bie në shtatë.

Tre lojtarë të Amerikës së Jugut që kanë ardhur këtë verë Arthur, Malcom dhe Vidal.

Treshja latine e Barcelonës

Gjithashtu Philippe Coutinho erdhi në janar nga Liverpooli, për t’u bashkuar me Lionel Messin, Luis Suarez dhe Rafinha që ishin tashmë në Camp Nou, edhe pse ky i fundit u huazua në Inter.

Së bashku e formojnë një sulm luksoz për trajnerin Valverde, pasi aty është edhe Ousmane Dembele.

Përveç Messi dhe Suarez , Malcom dhe Coutinho që paraqesin një kërcënim serioz për gola, edhe lojtarët e tjerë janë treguar të saktë sa i përket golave.

Barcelona po punon që deri në fund të afatit ta përforcojë skuadrën ende, ndërsa mund të ketë edhe largime. /Telegrafi/