Barcelona ka një përfaqësim të fortë të Amerikës Latine për sezonin 2018/19, kjo pasi një këtë afat kalimtar të transferimeve i ka shtuar yjet latin në Camp Nou.
Nënshkrimi i fundit, ai i Arturo Vidal, ka bërë që numri në skuadrën e Ernesto Valverde të shkojë në tetë, megjithëse Yerry Mina pritet të largohet dhe numri i latinëve mund të bie në shtatë.
Tre lojtarë të Amerikës së Jugut që kanë ardhur këtë verë Arthur, Malcom dhe Vidal.
Gjithashtu Philippe Coutinho erdhi në janar nga Liverpooli, për t’u bashkuar me Lionel Messin, Luis Suarez dhe Rafinha që ishin tashmë në Camp Nou, edhe pse ky i fundit u huazua në Inter.
Së bashku e formojnë një sulm luksoz për trajnerin Valverde, pasi aty është edhe Ousmane Dembele.
Përveç Messi dhe Suarez , Malcom dhe Coutinho që paraqesin një kërcënim serioz për gola, edhe lojtarët e tjerë janë treguar të saktë sa i përket golave.
Barcelona po punon që deri në fund të afatit ta përforcojë skuadrën ende, ndërsa mund të ketë edhe largime. /Telegrafi/