Telegrafi

Fuqia e Liverpoolit i tregoi Barcelonës se tika-taka nuk ka vlerë

(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Edhe kësaj radhe, Barcelona është tradhtuar nga tika-taka.

Sistemi tashmë i njohur i skuadrës katalonase për lojë të bukur me pasime të sakta, nuk i ndihmoi edhe një herë.

Roma e kishte eliminuar Barcelonën në sezonin e kaluar të Ligës së Kampionëve, duke bërë që sistemi i tyre të dështoi dhe mos të kenë pasime të sakta.

Liverpool vs Barcelona (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Skuadra italiane fitoi duke e përmbysur rezultatin, gjersa të njëjtën gjë e bëri edhe Liverpooli mbrëmë, raporton The Guardian.

Djelmoshat e Jurgen Klopp i bënë me dije Barcelonës se në këso ndeshje nuk duhet të jenë të përgatitur vetëm për pasime, pasime dhe vetëm pasime, por të jenë të përgatitur edhe nga ana psikologjike dhe nga përgatitjet fizike.

Lexo po ashtu Tifozët e Liverpoolit me thirrje për Suarezin: Mashtures, mashtrues, mashtrues

Sezonet e fundit për skuadrën katalonase ka qenë të hidhura, pasi tika-taka është duke shkuar drejt një sistemi që çdo kundërshtar po i mëson pikat e dobëta. /Telegrafi/