Për dallim nga sezoni i kaluar, derbit nuk do ta kenë kahun e njëjtë.
Ndeshja mes Pejës dhe Sigal Prishtinës nuk ngjason më në takimin e dikurshëm që do të luhet të shtunën me fillim nga ora 16:00.
Ndeshje mjaftë interesante do të jetë edhe përballja mes Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit, e cila pritet të fillojë nga ora 18:00.
Ndërkaq të dielën në program janë dy ndeshje, ku Bashkimi pas humbjes së thellë në Prishtinë e pret Borenë duke filluar nga ora 20:00.
Kerasan Prishtina do të përballet me Trepçën, në ndeshjen që do të zhvillohet duke filluar nga ora 18:00. /Telegrafi/