Telegrafi

Fundjavë ëndrrash në Superligë, gjigantët kosovarë takohen mes vete

Ka përfunduar java e pestë në elitën e futbollit kosovar me disa ndeshje tejet interesante.

Gjilani arriti një fitore tejet të madhe në fundjavë duke mposhtur kampionin në fuqi Trepçën ’89.

Por në fundjavë, skuadra bardh e kuqe do ta luajë një tjetër ndeshje tejet të madhe pasi do të jetë nikoqire e Prishtinës.

Duel tejet interesant pritet të zhvillohet edhe në Drenas, ku përballen kampionët e dy viteve të fundit mes vete Feronikeli dhe Trepça ’89.

Interesant do të jetë edhe në Podujevë, ku lideri aktual Llapi do të mikëpresë Vëllaznimin në top formë.

Drita do të ndeshet në Gjilan përballë Vëllaznisë së Pozhoranit, ndërsa ndeshje e madhe pritet të jetë edhe në Pejë mes rivalëve të vjetër Besa dhe Liria. /Telegrafi/

Besa – Liria
Drenica – Flamurtari
Vllaznia – Drita
Gjilani – Prishtina
Feronikeli – Trepça ’89
Llapi – Vëllaznimi