Site icon Telegrafi

Fundjavë e nxehtë në Ipko Superligë, Llapi – Drita ndeshja më interesante

Java e 29-të në Ipko Superligën e Kosovës pritet të jetë javë me shumë ndeshje interesante.

Tri ndeshje do të zhvillohen ditën e shtunë, ku vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Podujevë, në ndeshjen Llapi – Drita.

Llapjanët këtë edicion dy herë kanë mposhtur gjilanasit, por tani edhe Drita vije në formë të mirë.

Vendasit janë në kërkim të pikëve për ta vazhduar garën për titullin e kampionit, ndërsa kampioni në fuqi luan pa presion pasi ka siguruar mbijetesën.

Punë të lehtë nuk do të ketë as Feronikeli që para adhuruesve të vet luan ndaj Gjilanit.

Nikli synon të vazhdoj me fitore, ndërsa Gjilani udhëton drejt Drenasit për të marrë pikë pasi nuk janë ende të qetë sa i përket mbijetesës.

Ndeshja e tretë e ditës së sotme do të jetë tejet interesante, pasi përballë njëra tjetrës janë dy skuadra që po luftojnë t’i ikin barazhit.

Ballkani do të jetë nikoqir i Ferizajit që tanimë ka shtuar gjasat të shpëtoj edhe pa barazh.

Vendasit nuk fitojnë që dy ndeshje, ndryshe nga mysafirët që kanë marrë maksimumin e pikëve në 180 minutat e fundit.

Të trija ndeshjet e ditës së sotme në Ipko Superligën e Kosovës zhvillohen nga ora 15:30. /Telegrafi/

Exit mobile version