Telegrafi

Fundi i një karriere të shkëlqyer: Kontrata e Messit te Barcelona përmban një klauzolë të çuditshme, aty ku argjentinasit i lejon kalimin te Inter Miami

Lionel Messi pritet shumë shpejtë të konfirmojë qëndrimin e tij te Barcelona.

Ylli argjentinas është i vendosur që të qëndrojë në Camp Nou edhe për një sezon dhe më pas të largohet.

Por, kontrata e tij e re do të ketë një klauzolë të çuditshme, aty ku bëhet fjalë për Inter Miamin e David Beckhamit.

Sipas asaj që raporton Diario Sport, 33-vjeçari nga Barcelona do t’i bashkohet skuadrës amerikane, aty ku do të luajë për dy sezone, 2023 deri më 2025 në një pagë rreth 105 milionë euro.

Më pas, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do të rikthehet në Camp Nou, për të marr një rol të ambasadorit ndërkombëtar të klubit.

Tashmë Messi thuhet se ka blerë një shtëpi në Florida dhe është gjithçka e gatshme që të bartetet atje.

Madje ai ka blerë edhe një mijë shishe shampanjë për të festuar kalimin e tij në Amerikë dhe karrierën e suksesshme që kishte në Evropë. /Telegrafi/