Site icon Telegrafi

Fulhami me ofertë të lartë për Berat Gjimshitin

Berat Ridvan Gjimshiti (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Klubi anglez, Fulhami ka bërë ofertë në drejtim të Atalantas për mbrojtësin shqiptar, Berat Gjimishiti.

Klubi i rikthyer këtë sezon në Ligën Premier është i interesuar të përforcohet edhe më tutje, pasi nuk e ka nisur aspak mirë sezonin.

Mbrojtja është reparti ku klubi nga Craven Cottage dëshiron të përforcohet për të mos pasur një sezon të dështuar.

Lexo po ashtu Sa shumë futbollistë shqiptarë në grupet e Ligës së Kampionëve, këta janë nëntë prej tyre që do të luajnë për gjigantët evropianë

Njëri nga objektivat dhe dëshirat e Fulhamit është edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili po shkëlqen me Atalantan në sezonet e fundit.

Sipas mediumit Tuttomercatoweb, Fulham kanë bërë një ofertë fillestare prej 17 milionë funtesh apo rreth 19 milionë eurosh për Gjimshitin.

Lexo po ashtu Rrëfimi i reprezentuesit të parë shqiptar që luajti në çerekfinalen e LK, Berat Gjimshitit: Atalanta i tha të gjejë klub të ri, skuadrat që refuzoi, përballja me yjet e futbollit dhe pritja për t’u bërë baba

Reprezentuesi 27-vjeçar i Shqipërisë është shfaqur si një opsion në mbrojtje përkrah Marlon të Sassuolo, Omar Colley të Sampdoria dhe Timo Baumgartl të PSV.

Megjithatë, një largim i Gjimshitit nga Atalanta duket i pamundur pasi shqiptari është një titullar i padiskutueshëm në skemat e trajnerin Gianpero Gasperini. /Telegrafi/

Exit mobile version