Telegrafi

Fulham 1-2 Chelsea: Notat e lojtarëve, Hazard më i miri

Eden Hazard (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Chelsea ka vazhduar me fitore ndaj skuadrave londineze, pas asaj ndaj Tottenhamit tani arritën fitore edhe ndaj Fulhamit me rezultat 1-2.

Golat për Blutë i shënuan Gonzalo Higuain (20′) dhe Jorginho (31′), ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi Calum Chambers (27′).

Më i miri në këtë takim ishte Eden Hazard, i cili përveç asistimit te goli i dytë, arriti të bëjë edhe një ndeshje fantastike.

Gonzalo Higuain duke festuar golin ndaj Fulhamit në Craven Cottage (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Me notë të lartë përveç dy golashënuesve u vlerësuan edhe Cesar Azpilicueta, Kepa Arrizabalaga dhe Willian.

Ai që dëshpëruan paska ishin faza mbrojtëse, posaçërisht anësori Emerson.

Te vendasit më i miri ishte Chambers, por në nivel ishin edhe Ryan Babel, Sergio Rico dhe Tom Cairney, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Fulham:

Chelsea:

Në xhiron e radhës ekipi i Maurizio Sarrit luan kundër Wolverhampton Wanderers, ndërsa ai i Fulhamit ndaj Leicester Cityt. /Telegrafi/