Reperi Fuego e ka publikuar videon muzikore të këngës që mban titullin “Ribery”.
Kjo këngë duket të jetë ‘diss’ për reperin nga Tetova, S4MM dhe Burim Ademin.
Producentët e njohur ZzapnChriss qëndrojnë prapa kësaj kënge që është prodhim i labelit On Records.
Siç ndodh rëndom te reperët, për tekstin është kujdesur vet Fuego (emri i vërtetë i të cilit është Ensar Elshani).
Për anën vizuale është kujdesur produksioni Filmnation që e ka xhiruar videon muzikore.
Bashkëpunimi me Rinën, “Fly”, është një prej projekteve më të fundit të lansuara nga Fuego.
Videoklipi i asaj kënge u lansua në muajin nëntor dhe ka arritur afro 3.5 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/