Çifti i njohur i skenës Mihrije Braha dhe Naim Abazi kanë vendosur që së fundmi t’i japin vetes disa të mira pushimi jo-produktive.
Ata kanë shkuar së bashku në Miami, për të kaluar disa ditë të mira pushimi nën klimën e nxehtë.
Përkundër viteve që numëron mbi super, këngëtarja Mihrije Braha po arrin mjaft mirë që ta mbajë veten në top formë.
Përmes imazheve që publikon në rrjetet sociale, ajo tregon për çastet e bukura dhe relaksuese që është duke kaluar në kontinentin tjetër.
E veshur atraktive dhe me ngjyra, Braha ndau me fansat disa fotografi nga pushimet e saj atje.
Ndryshe, gjatë verës ajo ka qenë shumë aktive në muzikë me koncerte dhe projekte të reja, ndaj një pushim në sezonën e ftohtë, është i duhuri për të dhe bashkëshortin e saj. /Telegrafi/