Site icon Telegrafi

Ftesa e Mourinhos nuk refuzohet: Fenerbahce prezantoi ardhjen e Skriniar në mënyrë fantastike

Fenerbahce ka afruar një nga përforcimet më të mëdha në historinë e tyre, mbrojtësin sllovak Milan Skriniar.

Mbrojtësi sllovak mbërriti sot në Stamboll, ku u prezantua si përforcimi më i ri i Fenerbahces në luftën për titullin kampion.

Ata e prezantuan në mënyrë fantastike dhe rolin kryesor pranë tij në videon promovuese e kishte legjendar portugez Jose Mourinho, i cili këmbënguli për transferim.

 

Skriniar mbërriti në Turqi në formë huazimi gjashtë mujor nga skuadra franceze Paris Saint Germain, ku mbërriti verën e kaluar si lojtar i lirë pasi i kishte skaduar kontrata me Interin dhe këtë sezon ai luajti pesë ndeshje për parisienët.

Ai më parë ka luajtur për Zilina, Sampdoria dhe Interin. Ai ka 77 ndeshje për kombëtaren sllovake dhe shënoi tre gola.

 

Ardhja e Skriniar në radhët e Fenerit do të thotë një sulm përfundimtar për titullin e kampionit të Turqisë, të cilin ata e presin që nga viti 2014. Ata janë aktualisht në vendin e dytë në renditje me 48 pikë, gjashtë më pak se rivali i tyre më i madh, Galatasaray./Telegrafi/

Exit mobile version