Në fshatin Reshan të Suharekës, mëngjesin e së hënës është raportuar se është gjetur një mjet i pashpërthyer.
Sipas raportimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 10:10 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.
Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar. /Telegrafi/