Shërbimi Sekret rus i njohur si FSB ka publikuar pamjet e momentit të shpërthimit të një veture në Sevastopol, ku mbeti i vrarë kapiteni rus i klasit të parë Valery Trankovsky që ishte pjesë e flotës ruse të Detit të Zi.
Autoritetet ruse kanë njoftuar se dy persona janë arrestuar lidhur me këtë rast, që Kremlini e cilësoi si “sulm terrorist”, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për një grua 38-vjeçe që kishte mbikëqyrur eprorin ushtarak rus, si dhe një burrë 47-vjeç që dyshohet se kishte vendosur mjetin shpërthyes në veturë.
Inteligjenca ushtarake ukrainase pati njoftuar se është kryer sulmi mbi eprorin rus, i cili kishte komanduar me flotën e anijeve ruse që kishin kryer sulme mbi qytetet ukrainase.
Madje u tha se ai ishte përgjegjës i drejtpërdrejt për shumë sulme që janë kryer mbi ukrainasit, kurse sulmi kishte ndodhur të Krimesë së aneksuar nga rusët. /Telegrafi/
The Russian FSB has shown a video of the moment of the car explosion in Sevastopol, which killed Captain 1st Rank of the Black Sea Fleet Valery Trankovsky
Two people have been detained in the case of the “terrorist attack” – a 38-year-old woman who was conducting surveillance of… https://t.co/LeZUoJaBlN pic.twitter.com/7xCd7eUT1m
— NEXTA (@nexta_tv) November 19, 2024