Shërbimi Sekret rus i njohur si FSB, ka arrestuar një prej drejtorëve të departamentit të mbrojtjes në një fabrikë që merret me prodhimin e fluturakeve.
Arrestimi ka ndodhur në periferi të Moskës, ku dyshohet se u kishte dhënë informacione sekrete ukrainasve, transmeton Telegrafi.
Duke marrë parasysh se kishte qasje në dokumente sekrete, ky zyrtar kishte fotografuar dokumente me detaje të aeroplanëve ushtarakë – të cilat më pas i ka dërguar tek ukrainasit.
Madje FSB ka publikuar pamjet e arrestimit të drejtorit të fabrikës se aeroplanëve, që dyshohet për tradhti dhe dhënie të informacioneve të rëndësishme Ukrainës.
Deri më tani lidhur me këto pretendime nuk kanë reaguar nga Kievi, por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është zotuar se do të bëjnë çmos që të çlirojnë çdo pëllëmbë të territorit që është pushtuar nga rusët. /Telegrafi/