Një pikë përgjatë kufirit midis Rusisë dhe Ukrainës është goditur nga një predhë e lëshuar nga përtej kufirit.
Kështu së paku ka pretenduar agjencia e lartë e sigurisë e Rusisë, mes një situate të tensionuar në rajonin fqinj të Donbass, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Në një deklaratë të lëshuar të hënën, zyrtarët e shërbimit për shtyp të FSB-së njoftuan se “më 21 shkurt, në orën 9:50, një predhë e një lloji të panjohur, e qëlluar nga territori ukrainas, shkatërroi plotësisht vendin e punës së rojeve nga departamenti i kufirit të Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë në rajonin e Rostovit”.
Ukrainian forces destroyed a border guard post in Scherbakovo, Russia, the FSB says. On the other side of that border are…separatist forces https://t.co/U3ghLy6I2B pic.twitter.com/ZISQNToFJB
— Alec Luhn (@AlecLuhn) February 21, 2022
FSB tha se vendi i goditur ndodhet rreth 150 metra nga kufiri ruso-ukrainas.
Nuk raportohet për viktima dhe thuhet se janë sjellë specialistë të eksplozivëve për t’u siguruar që vendi të jetë i sigurt.
Ndërkohë një video e shpërndarë nga agjencia tregon atë që duket të jetë një strukturë e shkatërruar në një zonë të izoluar afër vijës së demarkacionit.
Megjithatë, ushtria ukrainase ka mohuar se ka bombarduar një objekt kufitar të përdorur nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB), duke e quajtur pretendimin e Moskës “lajm të rremë”. /Telegrafi/