Telegrafi

Frymëzimi i Genës është muzika rok dhe “Deep Purple”

(Foto: YouTube/Gena/ArkivaShqip)

Gena Lito është një nga artistët mjaft të njohur shqiptarë, ndërsa në emisionin Wake Up ka folur gjatë për këngën, karrierën, e gjithçka tjetër.

Ai është një nga artistët më të pëlqyer nga publiku, jo vetëm në Shqipëri por kudo ku ka shqiptarë, transmeton Top Channel.

Përveç klipeve, gjatë gjithë këtyre viteve karrierë, ai ka qenë i angazhuar me koncerte të shumtë, evenimente, festa e çdolloj aktiviteti që lidhet me muzikën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Genën

Këngëtari njihet për baladat, këngët korçare, muzikën pop folk, popullore apo deri te muzika greke, pasi ka jetuar disa kohë në Greqi.

Ndërsa përkundër se këndon këngë popullore, ai ka treguar se frymëzimi i tij vjen nga muzika rok para shumë viteve.

Për habinë e të gjithëve, Gena ka thënë se frymëzimin kryesor e ka pasur nga rok grupi anglez, “Deep Purple” dhe se imazhi i tij edhe vokali lidhet pikërisht me muzikën rok. Në fillet e karrierës së tij muzikore, ai ka qenë baterist.

Kur është pyetur në lidhje se me kë do të dëshironte të bëjë një bashkëpunim, Gena e ka përmendur emrin e Rita Orës.