Filmi “Barbie” ka arritur suksese të jashtëzakonshme duke thyer rekorde të shumta të përfitimeve, ndërsa në promovimin e realizimit të vitit 2023, padyshim që ka ndikuar edhe protagonistja kryesore.
Margot Robbie është një prej aktoreve më të pëlqyera të momentit duke fituar një armatë fansash anekënd botës.
Në turneun mediatik për promovimin e filmit të zhanrit fantazi-komedi, për veshjen e saj është kujdesur stilisti Andrew Mukamal.
Nga magjepsëse në elegancë, stil e te lozonjarja, gardëroba e saj e turneut promovues përshkon një gamë të gjerë.
Në vijim janë disa prej përzgjedhjeve në veshje gjatë paraqitjeve të Margot në kuadër të fotosesioneve promovuese të “Barbie”. /Telegrafi/