Fronti Europian e ka ndryshuar datën e tubimit përmbyllës në Tetovë. Arbër Ademi ka njoftuar se ky koalicion tubimit përmbyllës në Tetovë dhe të njëjtin do ta mbajnë një ditë më herët se Koalicioni VLEN, pra më 5 maj.
“Duke pasur parasysh që opozita tenton të krijojë probleme tek shqiptarët, ne si partia më e madhe në vend, megjithëse me kohë dhe para tyre kemi marrë leje nga policia dhe SPB Tetovë, shtabi i Frontit Europian kemi vendosur që tubimin përmbyllës në Tetovë ta vendosim një ditë përpara, pra më 5 maj, vetëm që të mos futemi në skenarët e Putinit dhe Rusisë, të cilët përmes veglave të tyre këtu, opozitës shqiptare dhe Bilall Kasamit tentojnë t’i fusin shqiptarët në problem në mes vete”, tha Arbër Ademi.
Ai i ftoi të gjithë qytetarët që më 5 maj ta përkrahin Frontin Europian në tubimin në Tetovë.
Ndryshe, sot Bilall Kasami nga Koalicioni VLEN publikoi dokumente, duke thënë se ata të parët e kanë caktuar tubimin përmbyllës në Tetovë./Telegrafi/