Site icon Telegrafi

Frimpong i dërgon mesazh Real Madridit: Dua që një ditë të luaj me Vinicius Jr

Jeremie Frimpong konsiderohet si një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në Evropë pas paraqitjeve shumë të mira në vitet e fundit me Bayer Leverkusenin.

Ylli holandez ka qenë dëshirë e disa klubeve të mëdha evropiane si Real Madrid, Barcelona, Manchester United e Arsenal gjatë afatit kalimtar veror.

Megjithatë deri më tani ende nuk ka ardhur oferta e duhur për të dhe Frimpong ka mbetur pjesë e Leverkusenit.

Lexo po ashtu Top skuadrat pas tij, Leverkusen i njofton për çmimin e Jeremie Frimpong

22-vjeçari e nisii me një gol e një asistim sezonin e ri në Bundesliga, teksa ka lënë të nënkuptohet se ëndrra e tij është që të luaj te Real Madridi.

“Po, më pëlqen të shoh Vinicius, Neymar… Më pëlqejnë futbollistët që luajnë me gëzim, është e pabesueshme t’i shohësh”.

Frimpong ka thënë se do të donte të luante një ditë me Vinicius Jr te Real Madridi dhe ndoshta do të bëhet realitet dëshira e tij.

Lexo po ashtu Real Madridi e gjen pasardhësin e Dani Carvajalit në Bundesliga

“Mendoj se futbolli ka të bëjë me këtë. Duhet të jesh rigoroz… por edhe i lirë të shprehesh. Sigurisht se do të doja të luaja me Vinicius. Ai është një lojtar i madh, kush e di ndoshta një ditë do të luajmë së bashku”, deklaroi Frimpong.

Los Blancos e shohin holandezin si pasardhës të Daniel Carvajal i cili ka kontratë me kryeqytetasit spanjollë deri në verën e vitit 2025. /Telegrafi/

Exit mobile version