Site icon Telegrafi

BE i frikësohet spiunazhit shkaku i vizave hungareze për punëtorët nga Rusia dhe Bjellorusia

Bashkimi Evropian është i shqetësuar se rregullat e reja të vizave të Hungarisë për punëtorët nga Rusia dhe Bjellorusia mund të kërcënojnë sigurinë e Unionit, pasi një politikan kryesor konservator e paralajmëroi atë.

Presidenti i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Manfred Weber, në një letër drejtuar kryetarit të Këshillit Evropian, Charles Michel, paralajmëroi se liberalizimi i vizave mund të përfaqësojë një “rrezik serioz” për sigurinë e BE-së.

Deri më tani, Hungaria kishte një regjim të veçantë të vizave për punëtorët nga Ukraina dhe Serbia, dhe në muajin korrik e zgjeroi atë në tetë vende, përfshirë Rusinë dhe Bjellorusinë.

Sipas rregullave, punëtorët e huaj mund të qëndrojnë për dy vjet dhe më pas të kërkojnë që qëndrimi i tyre të zgjatet edhe për tre vjet, sa herë të duan.

Ata mund të bëjnë çdo lloj pune dhe të dëshmojnë se kanë një punë, strehim dhe sigurim shëndetësor të garantuar në Hungari, shkruan financialtimes.

“Politika mund të hapë zbrazëtira të mëdha për aktivitetin e spiunazhit dhe potencialisht të lejojë që një numër i madh rusësh të vijnë në Hungari me mbikëqyrje minimale”, pohoi Weber.

Ai u bëri thirrje liderëve evropianë që të merren me regjimin hungarez të vizave në samitin e ardhshëm në muajin tetor.

Komisioni Evropian njoftoi se do të kontaktojë qeverinë hungareze dhe konfirmoi se Rusia konsiderohet një kërcënim për BE-në. /Telegrafi/

Exit mobile version