Telegrafi

Frikësoheshin që do ta humb vetëdijen, ushtarët ukrainas i këndojnë bashkëluftëtarit të plagosur himnin për ta mbajtur të “zgjuar”

Ushtarët ukrainas nga brigada e 15-të Kara-Dag, kanë shpëtuar një bashkëluftëtar të tyre në Zaporizhzhia.

Gjatë evakuimit të tij, ushtarit të plagosur filluan t’i këndojnë himnin e Ukrainës, me qëllim që ta mbajnë të “kthjellët” dhe të mos e humb vetëdijen si pasojë e gjakderdhjes së madhe, transmeton Telegrafi.

Burri ishte larë në “gjak” gjatë sulmit të forcave pushtuese ruse, e të paktën bashkëluftëtarë po e transportonin deri në istikame, nga ku e priste automjeti i blinduar që do ta dërgonte në spital për trajtim.

Derisa po e bartnin ata u filmuan në fushëbetejë duke kënduar himnin kombëtar – edhe pse të vetëdijshëm që në çdo moment mund të goditeshin nga forcat armike.

Lexo po ashtu Menduan se do t’i shpëtojnë artilerisë së ukrainasve, motoçikleta me ushtarët rusë goditet nga droni kamikaz

Megjithatë kur e dorëzuan tek ushtarët e tjerë ukrainas në istikame, ai u pa duke përshëndetur me dorë bashkëluftëtarët.

Në anën tjetër ukrainasit është bërë e ditur se janë duke avancuar në Zaporizhzhia, ku së fundmi kanë arritur të çlirojnë qytetin Robotyne.

Ata tani janë futur në fshatrat Verbove dhe Novoprokopivka. Prapa këtyre fshatrave gjendet Tokmaku, hekurudha kryesor që përdoret nga rusët për të furnizuar Krimenë. /Telegrafi/