Telegrafi

Frikë para edicionit të ri të Ligës Premier: 14 raste të reja me COVID-19 në 12 klube angleze

Raportohet se janë regjistruar 14 raste të reja me Coronavirus në Ligën Premier para se të fillojë edicioni 2020/21.

Sipas saj që raporton The Telegraph, në këto 14 raste me COVID-19 janë të përfshira në total 12 klube.

Kampioni i Ligës Premier, Liverpooli ka regjistruar një rast me virusin global derisa po qëndrojnë në Austri për stërvitje parasezonale.

Testime nuk janë bërë në klubet si Chelsea, Manchester City dhe Wolverhampton Wanderers, shkaku i ndeshjeve që zhvilluan në garat evropiane.

Së bashku me Liverpoolin, stërvitjeve u janë rikthyer skuadrat si, Tottenham, Everton, Southampton, West Ham, Crystal Palace, Leicester, Newcastle, Sheffield United, Brighton dhe të sapo promovuarit, Leeds United.

Dyshohet se në këto skuadra janë regjistruara të 14 rastet, mirëpo që ende nuk janë bërë publike emrat.

Lojtarët e klubeve nga Liga Premier po akuzohen në masë të madhe nga tifozët, shkaku që festimet e tyre me shoqëri nuk kanë të ndalur. /Telegrafi/