Mesfushori holandez i Barcelonës, Frenkie de Jong thuhet se do t’i bashkohet Manchester Unitedit gjatë afatit kalimtar të verës.
Është e vështirë të gjykosh De Jongun që nga ardhja e tij në Barcelonë si rezultat i skuadrave kaotike në të cilat ai ka luajtur. Megjithatë, duket se klubi e ka bërë këtë gjykim.
Sipas gazetarit Gerard Romero, i cili dha lajmin në emisionin e tij, De Jong është duke u larguar nga Barcelona pas përfundimit të sezonit dhe destinacioni i tij mendohet të jetë Manchester Unitedi.
☎️ NOTICIA @jijantesfc
Antes del final de liga y con un 95% de probabilidades, Frenkie De Jong va a ser traspasado al Manchester United. Es un tema económico puro y duro. El Barça necesita vender un jugador que en el club no ha sido top
Lo ampliamos en https://t.co/ddsJTtAFRd
— Gerard Romero (@gerardromero) May 11, 2022
Romero i dha transferimit shanse prej 95 për qind për të ndodhur dhe tha se tarifa ka të ngjarë të jetë midis 70 dhe 80 milionë euro. Barcelona e nënshkroi për 86 milionë euro në vitin 2019, që do të thotë se ky do të ishte një tjetër lojtar me të cilin do të humbiste.
Megjithatë, duke pasur parasysh shqetësimet financiare në klub, është një domosdoshmëri – vendimi për të shitur de Jong është një vendim thjesht financiar sipas fjalëve të Romeros. Holandezi është një aset shumë i vlefshëm dhe me të gjitha llogaritë, ende nuk ka përmbushur potencialin e tij.
Transferimi në Old Trafford, do të ribashkonte de Jong me ish-trajnerin e tij të Ajaxit, Erik ten Hag, ndërsa Barcelona do të kishte ende Gavin, Pedrin, Sergio Busquets dhe me sa duket Frank Kessie për të mbushur mesfushën e tyre.
Gjatë tre sezoneve që de Jong ka qenë në klub, ai ka qenë gjithmonë titullar nën katër trajnerë të ndryshëm, duke grumbulluar 138 paraqitje, 13 gola dhe 17 asistime. /Telegrafi/