Mesfushori i Ajaxit, Frenkie de Jong, beson se Juventusi është kundërshtarë më i vështirë se Real Madridi në Ligën e Kampionëve.
Ylli i ri holandez do t’i bashkohet Barcelonës në verë për 86 milionë euro, ai ishte një nga lojtarët më të mirë ndaj Los Blancos në 1/8 e finales.
“Do ta vlerësoj Juventusin mbi Real Madridin. Madridi është një klub i madh, por forma e tyre këtë sezon nuk është aq e mirë si në vitet e kaluara”, ka thënë De Jong për De Telegraaf, i cituar nga Marca.
“Padyshim Juventusi është një nga skuadrat favorite për trofeun dhe përballja me ata është një sfidë e madhe, por ne besojmë se mund të bëjmë një ndeshje të mirë”.
“Dua të përballem me Cristiano Ronaldon, shpresoj që ai të jetë i gatshëm për lojë sepse është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe është profil i lojtarit që dua të përballem ndaj tij”.
“Shanset tona për fitore do të rriten nëse ai nuk luan, por është një sfidë e madhe nëse ai luan dhe mezi po pres”, ka shtuar De Jong. /Telegrafi/