Ndeshja kryesore e Ligës së Kombeve të dielën ishte ajo në mes Përfaqësueses së Francës dhe Holandës.
Në shkallët e stadiumit Stade de France, ishte edhe një vëzhgues i Interit sytë e të cilit ishin të drejtuar vetëm nga një lojtar.
Mbikëqyrja speciale e 007 zikaltër ishte për mesfushorin Frenkie De Jong, talentin holandez të Ajaxit.
Por, skuadra nga Milano nuk do ta ketë aspak të lehtë të sigurojë shërbimet e lojtarit pasi për atë tashmë ka shfaqur interesim edhe Barcelona.
Vlera e kartonit të 21-vjeçarit është mbi 50 milionë euro.
Për lojtarin ka shfaqur interesim edhe skuadra angleze, Tottenham, e cila besohet se tashmë është paraqitur te Ajaxit edhe me ofertë.
Në sezonin e fundit De Jong është paraqitur në 22 ndeshje në Eredivisie për Ajaxin, por nuk arriti të gjejë rrugën drejt golit pavarësisht paraqitjeve të mira. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=JlPSyxCZKD4